Telegrafi

Çfarë po bënte Donald Trump? Drita misterioze shfaqen nga brenda Shtëpisë së Bardhë! (Video)

Dritat e çuditshme janë ndezur në Shtëpinë e Bardhë, duke shkaktuar kureshtje mes dëshmitarëve dhe përdoruesve të mediave sociale.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për drita të kuqe të ndezura të cilat ndriçuan në katin e dytë të Shtëpisë së Bardhë, mbrëmjen e së dielës për rreth 20 minuta.

Këto drita misterioze brenda banesës së Donald Trump u kapen nga një webcam dhe menjëherë tërhoqën vëmendjen e qindra përdoruesve online.

Ndërkohë që asnjë deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë ende nuk është ofruar për atë se çfarë ishte fenomeni i çuditshëm, komentuesit në mediat sociale ofruan teoritë e tyre.

Disa kanë thënë se bëhej fjalë për një drita të klubeve të natës, duke shtuar se ndoshta Trump kishte festë.

Të tjerët kanë bërë shaka duke shtuar se Trump kishte një bisedë sekrete me Kremlinin. /Telegrafi/