Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar.
Ai ka të edituar në treg disa hite të vjetra, të cilat edhe sot mbahen mend dhe publiku i kujton me nostalgji.
Ndonëse viteve të fundit nuk është edhe aq produktiv në krahasim me vitete e kaluara, prapëseprapë këngëtari e gjen veten nëpër shumë evente të ndryshme.
Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në organizimin e “Miss Globe Shqipëria” në të cilin u zgjodh edhe modelja që do të përfaqësojë Shqipërinë në eventin e madh “Miss Globe”.
Të ftuar në këtë event ishin edhe shumë figura tjera publike si: Vesa Luma, Agnesa Vuthaj, Big Basta, Rovena Dilo, Eranda Libohova etj.
Kjo e fundit ka qenë shumë entuziaste për këtë organizim, dhe ka publikuar disa fotografi në Instagram Story, ku ka shfaqur momente nga mbrëmja.
Në njërë nga fotot këngëtarja Libohova ka shfaqur edhe Aleksandrin i cili mbante në kokë kurorën që do të mbante modelja fituese e mbrëmjes.
Mesa duket, këngëtari Gjoka pati mundësinë që për herë të parë në jetën e tij të provojë kurorën që mban në kokë një miss. /Telegrafi/