Xavi dhe i gjithë stafi stërvitor kanë pritur lojtarët në tunelin e dhomës së zhveshjes për t’i uruar një nga një për fitoren ndaj Valencias.
Ai u përqafua dhe kishte fjalë lavdëruese për të gjithë: Auba, Mingueza, Eric, Nico, Luuk, Dest.
Madje kishte një mesazh për Pedrin : “E shikon si duhet të gjuash”. Talenti shënoi një gol të mrekullueshëm sapo doli në fushë.
Pierre-Emerick Aubameyang në fakt pranoi golin nga gjuajtja e Pedrit, pasi kishte bërë një devijim, duke realizuar kështu het-trik.
Barcelona realizoi fitore 4-1 ndaj Valencias, duke shpresuar që të ketë një plasim më të lehtë në top katërshe.
Katalunasit aktualisht gjenden në vendin e katërt me 42 pikë. /Telegrafi/