Një studim i vonshëm empirik me qytetarët e Kosovës, nga ana e IDERK-ut, tregon se ashpërsimi i kritereve dhe neglizhimi i liberalizimit të vizave, nga ana e BE-së, në kohën kur ajo synim – jo vetëm strategjik po edhe ekonomik, politik, kulturor e ushtarak të vetin – e ka integrimin, përveç tjerash do prodhojë edhe disa pasoja interesante, e padyshim edhe specifike;
1. Frustrim të paparë dhe shpërfillje të rritur ndajë "ëndrrës evropiane" akoma tē brishtë dhe të ngathtë për nga vizioni që po përpëlitet ta metastazojë idenë e bashkimit dhe unifikimit…
2. Konfuzion dhe apati demografike shkaku se popullata e Kosovës, me grupmoshat mbi 25 vjet, ka kontingjentet më akomoduese jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë…
3. Indeferencë dhe rezerva shumë akute, lidhur me projektin e synimit të perëndimorëve për "konvertimin" e kosovarëve në properëndimorë…
4. Shtim të mëtejshëm të krimit dhe korrupsionit, edhe ashtu galopant…
5. Shkallore shumë më të lartë të gatishmërisë qytetare për tê shpërthyer dhe shprehur mllefin ndaj qeverisjes së gjertanishme mafioze të vendit…
6. Zbehje gjithnjë e më të madhe ndaj ndjenjës për vetëkontroll social dhe për vetësocializim qytetar…
7. Lakmi (lexo: tërrpi!) e pushtetarëve për ta zgjeruar e fuqizuar edhe më tepër karizmën e tyre të hajdutërisë, përmes infiltrimit në institucionet e shtetit…
8. Vazhdim të nepotizmit gangrenian, që asnjë tip teorie mbi demokracinë në botë s’e ka njohur deri tash…
9. Patologji sociale që kapitalizmin grabitqar do ta bëjë normë dhe kod të (mirë)sjelljes shoqërore midis qytetarëve kosovarë…
10. Normim apo shtim enormë tê elitës (pardon, mafisë!) politike për të garuar jo për mirëqenie, po për përfitime grupore, klanore e klienteliste…
11. Forcim dhe ushtrim të ndikimit (lexo: kontrollit total!) apo koketimit të autoritarëve mediatik/ me ata politikë…