Telegrafi

Çfarë parashikon raporti i FMN-së ‘Perspektiva Ekonomike Rajonale për Evropën’?

7 Ditë me Panxhën i ka kushtuar një storie trajtimit të raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, “Perspektiva Ekonomike Rajonale për Evropën”.

Lufta në Ukrainë është një katastrofë humanitare e cila po shfaqë një pengesë për rimëkëmbjen në ekonominë evropiane. Evropa ka reaguar shpejt për të ofruar mbështetje refugjatëve nga lufta, por ka të ngjarë që kjo mbështetje do të nevojitet akoma më gjatë.

Kështu u tha në raportin mbi “Perspektivën Ekonomike Rajonale për Evropën” të prezantuar në Bankën Qendrore të Kosovës ku të pranishëm ishin zëvendësguvernatori i Bankës Qëndore të Kosovës, Sokol Havolli, shefi i Misionit për Kosovë Gabriel Di Bella, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë Masimiliano Paolucci, Eriola Biboli, krye-drejtoreshë e ProCredit Bank në Kosovë, dhe profesori Petrit Gashi.

Shefi i Misionit për Kosovë tha se raporti mbi Perspektivë Ekonomike Rajonale për Evropën i prezantuar edhe në Uashington në fund të muajit Prill të këtij viti, qëndron kryesisht mbi një analizë të efekteve që lufta në Ukrainë ka shkaktuar në gjithë Evropën.

FMN kërkon që politika fiskale të shteteve të jenë më lehtësuese për të zbutur ndikimin negativ të luftës, ndërsa politika monetare duhet të qëndrojë në kursin e saj për t’u mbrojtur nga inflacioni.

Raport i FMN-s vlerësoi se lufta në Ukrainë, sanksionet e vëna Rusisë, rritja e çmimeve të mallrave dhe vështirësitë që lidhen me pandeminë do të frenojnë rimëkëmbjen ekonomike dhe do të shtojnë presionet inflacioniste.