Administrata publike në Kosovë është përgjegjëse për ofrimin e rreth 700 shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset. Këto procedura burokratike, të vëna nga institucionet e vendit, shkaktojnë rritje të shpenzimeve, vonesa e pakënaqësi, e në të njëjtën kohë nxisin ekonominë joformale dhe korrupsionin.
D+ është duke e mbështetur Zyrën për Planifikim Strategjik të Zyrës së Kryeministrit si koordinatore për zbatimin e Programit për Parandalimin dhe Zvogëlimin e Barrës Administrative 2022-2027.
Në videon në vijim, shihni se çfarë do të thotë kjo ngarkesë administrative për qytetarët dhe bizneset: