Ende nuk ka një version zyrtarë për motivet pse helikopteri i forcave të armatosura shqiptare përfundoi në liqenin e Shkodrës.
Grupi i xhirimit të ABC News disa dite më pas shkoi në vendngjarje dhe sipas dëshmitarëve aty vetëm një skaf policie ka kryer disa kontrolle në ujë.
Vetëm gjurmët e automjeteve të Ushtrisë dhe të Policisë kanë mbetur nga vendi i ngjarjes ku u rrezua helikopteri EC145 i ushtrisë shqiptare.
Pas largimit të mbetjeve, një skaf policie ka shkuar serish në liqen.
Nga hetimet e deritanishme nuk është arritur ende në një konkluzion për shkaqet e ngjarjes në të cilën humbën jetën Kapiten Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha dhe u plagos Gerald Baramuça.
https://youtu.be/cD1l9DLI8po