Site icon Telegrafi

Çfarë nuk do të bënte kurrë Geti? (Video)

Getoar Selimi, i njohur më së shumti si Geti Babastar, ka postuar një video të xhiruar, gjatë ditëve të tij të pushimit, pranë dashurisë së tij.

Video në fjalë e bashkëshoqëruar me fjalët që ka shkruar vjen kuptimplotë, duke zbuluar një pjesë të personalitetit të tij.

Ai në video është duke ecur dhe shkruan “I am a slow walker, but I never walk back”, që do të thotë se ‘eci ngadalë, por kurrë nuk kthehem mbrapsht’.

Ai këtu i referohet karrierës, duke pasur parasysh, që gjithmonë ka ecur përpara. Por pa dyshim mund të nënkuptohet se i referohet edhe jetës private, pra mos është deklaratë indirekte dashurie për Marinën?!

Exit mobile version