Site icon Telegrafi

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

Përdoruesit e rrjeteve sociale po spekulojnë për shëndetin e Donald Trump pasi një video nga fusha e golfit e shfaq atë duke çaluar.

Videoja e shpërndarë nga Aleman’s Brothers LLC, një kompani që duket se i shërben pronës së Trump në Mar-a-Lago, tregon presidentin në Palm Beach, Florida.

Trump, në pamjet tashmë virale, dukej se kishte vështirësi të dilte nga karroca e tij e golfit dhe tërhiqte zvarrë këmbën e djathtë.

Dhe përdoruesit e rrjeteve sociale menjëherë vunë në dyshim mirëqenien e tij, ndërsa shumë pyesnin se “a ka diçka që nuk shkon me këmbët e Trumpit?”

Disa sugjeruan se ai mund të vuante nga ‘gjunjët e dobët’.

Por, Shtëpia e Bardhë nuk ka treguar më parë se Trump vuan nga ndonjë gjendje shëndetësore, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, spekulimet mbi këmbët e Trumpit vijnë vetëm një javë pasi X shpërtheu me një vërshim teorish për shëndetin e presidentit pasi ai u pa me një mavijosje në dorë gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron.

Raportohet se Trump është përballur me kritika në lidhje me lëvizshmërinë e këmbës së tij të djathtë për shumë vite tani, me spekulime për gjendjen e tij shëndetësore që vetëm u rritën.

Pamjet e tij duke e tërhequr këmbën zvarrë fillimisht u bënë virale në një tubim në mars të vitit të kaluar pasi kritiku i MAGA-s, Ron Filipkowski, e shpërndau atë në X.

“Diçka po ndodh patjetër me këmbën e tij të djathtë. Ai e ka zvarritur për muaj të tërë”, shkroi në Filipkowski.

Një video e ngjashme, e kapur në shkurt 2024, tregoi presidentin amerikan duke çaluar ndërsa hynte në një dhomë me mbështetës.

“Ende duke e tërhequr atë këmbën e djathtë”, tha Filipkowski.

Në tetor të vitit të kaluar, kur Trump debutoi me kamionin e plehrave MAGA, ai gjithashtu dukej se përdorte vetëm këmbën e tij të majtë teksa hynte në automjet.

Andaj, me sa duket ai ka menaxhuar zvarritjen e dukshme të këmbës për disa vite tani. /Telegrafi/

Exit mobile version