Telegrafi

Çfarë nuk pëlqejnë stjuardesat tek pasagjerët?

Dorëzimi i pecetave të përdorura dhe të ndotura ishte një ndër ankesat e ekuipazhit, ku i përgjigjen një postimi të Flight Attendant Career Connection në Facebook.

HuffingtonPost ka pyetur stjuardesat të përshkruajnë diçka që ato do të dëshironin shumë që pasagjerët të mos e bënin gjatë udhëtimit.

Ato i kërkojnë pasagjerëve që të mos marrin shumë kohë për të zgjedhur një pije, të lënë mbeturinat në pjesën e pasme të kolltukut, dhe të mbajnë mirë kufjet në vesh kur japin porosinë e tyre të ushqimit.

Pasagjerët ishin të pasjellshëm duke i tërhequr prej fundi stjuardesat për të kërkuar vëmendjen e saj.

“A vij unë tek zyra jote të bëj joga dhe të sillem kot vërdallë?”, shkruan në Facebook një stjuardese.

Përgjigjet e tyre vijnë pasi një person u arrestua për kërcënim dhe sjellje abuzive në një aeroplan që u nis nga Glasgou për në Turqi.

Piloti u detyrua të devijojë avionin në Gatwick, pasi 34-vjeçari Andrew Tosh ngacmoi seksualisht një anëtare të ekuipazhit, dhe reagoi agresivisht ndaj kompanisë së fluturimit. /Top Channel/