Telegrafi

Çfarë nuk është në rregull me hijen e këtij djaloshi? (Foto)

Pasi gjeti një fotografi nga adoleshenca, vendosi ta ngarkonte në Facebook. Por, Conor Wright nisi të merrte komente dhe pyetje të ndryshme rreth hijes prapa tij.

Në fotografinë që e kishte bërë para shtatë vitesh, në shtëpinë e tij në Londër, ai shihet me këmishë dhe kravatë, i bërë gati që të shkonte në një aheng me familje, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, diçka nuk është në rregull me siluetën që ka prapa. Koka e Wrightit duke sikur është në anë të kundërt, kurse dora është në një vend krejt tjetër.

“Hija jote, duket sikur ka një personalitet të vetin dhe nuk të përket ty”, është një koment lidhur rastin bizar. /Telegrafi/