Telegrafi

Çfarë nuk duhet të blini prej koleksionit dimëror 2011-2012

Yjet dikur ishin hit për shkak të koleksionit sezonal të Dolce&Gabbana. Tani është koha t’ju themi lamtumirë.


Bluza me mëngë të fryra në pjesën e krahëve – kanë qenë hit para dy viteve, mirëpo dyqanet tona ende nuk mund të ndahen nga to.


Çanta me motiv të lëkurës së gjarprit – edhe pse ishin një hit i madh dhe ndoshta do ju hyjnë në punë dikur, tani për tani nuk hyn në kategorinë e gjërave për të cilat ju duhet të shpenzoni para. Nuk ju rekomandojmë.


Sandale me pjesën e sipërme të mbuluar – edhe pse verore, dyqanshitësit ende vazhdojnë t’i mbajnë në raftet e tyre. Mos u mashtroni. Sandalet e tilla janë gabim!

Funde të fryra – edhe pse joshëse, për shkak se i japin efekt të një prapanice joshëse, i takojnë modës së vjetër. Atë që posedojnë një fund të tillë mund ta vënë në dollapin e lartë. Mund t’ju hyjë punë më vonë.

Veshjet me ngjyrë ari – vetëm nëse jeni ende duke menduar të shkoni në një karnaval. Për sezonin e ardhshëm nuk do ju hyjnë në punë sigurt.

/Telegrafi/