Site icon Telegrafi

Çfarë nuk dinit për 10 prillin: Dita Ndërkombëtare e lidhjes vëlla e motër

Festohet çdo vit më 10 prill dhe ka një domethënie speciale, sepse e tillë është lidhja vëlla e motër

Vëlla e motër ka qenë dhe mbetet një raport unik, sidomos në rastet kur njëri prej tyre mund të ketë një sëmundje, paaftësi fizike apo mendore në jetë.

Sot është dita për të festuar këtë lidhje mistike e të veçantë. Nëse ke një motër apo një vëlla, dërgoji atij një mesazh dhe shprehi dashurinë.

Dita Ndërkombëtare e Motrave e Vëllezërve u krijua nga Klaudia Evart, një avokate nga Manhatan, e cila humbi në moshë shumë të re një motër, Lisette, e një vëlla, Alan.

Sipas një studimi të vitit 2018, motrat dhe vëllezërit më të vegjël ishin më të preferuarit e prindërve, megjithatë lidhja që motrat dhe vëllezërit kanë me njëri-tjetrin është e jashtëzakonshme.

Sonte, nëse nuk keni mundësi t’i ftoni për darkë motrat dhe vëllezërit, dërgojuni një mesazh dashurie dhe jini mirënjohës që janë në jetën tuaj.

Exit mobile version