Ai u vesh si ajo për të hyrë në provimin e fundvitit në shkollë. Ayan Zhademov, 20 vjeç, nga Kazakistani, ishte i dëshpëruar për të ndihmuar të dashurën, e cila ishte shumë e shqetësuar për provimin e fundvitit.
Atëherë ai vendosi që të vinte një paruke dhe të vishte një fund. Ky provim në Kazakistan ka shumë rëndësi, pasi përcakton vendet në universitet.
Por autoritetet e kapën, kur ai tentoi të fliste me zë të lartë. Ai është gjobitur 2 mijë euro për këtë veprim, por është kthyer në yll në rrjetet sociale.
Një biznesmen tha se do ia paguajë ai gjobën. E dashura e tij duhet të presë vitin tjetër që të hyjë sërish në provim.