Site icon Telegrafi

Çfarë ngjyre ka ky fustan: Kaltër e zi apo bardhë e ari? (Foto)

Megjithatë, mediet shkruajnë se nëse ju e shihni këtë fustan si të kaltër dhe zi, ose bardhë e ari, dikush me siguri u ka thënë se e keni gabim. Por ju nuk jeni, e as ata – janë të dy ngjyrat, varësisht se kush jeni dhe ku gjendeni, transmeton Telegrafi.

Cilëndo ngjyrë ju e shihni është si pasojë e zhvillimit të syve tanë dhe iu tregon për gjëra të rëndësishme rreth asaj se si sytë tuaj i shohin gjërat në një botë të ndezur nga rrezet e diellit.

Kjo lejon njerëzit që ti shohin gjërat në mënyra të ndryshme, në kohë të ndryshme, varësisht nga ndriçimi i dhomës dhe prapavija ku është vendosur fustani. /Telegrafi/

 

Exit mobile version