Telegrafi

Çfarë ndryshimi drastik i Unitedit: Nëse jo Sancho – atëherë opsion ideal është Diego Costa

Manchester Unitedi duket se nuk ka arritur të bind Borussia Dortmundi që të shesë Jadon Sanchon në këtë afat kalimtar.

Skuadra gjermane kërkon 120 milionë euro nga shitja e anësorit anglez, mirëpo Djajtë e Kuq nuk kanë ofruar më shumë se 100 milionë.

Derisa raportohet se bisedimet kanë dështuar mes të dyja klubeve, Dortmundi do të përmirësojë pagën e Sanchos nga gjashtë në dhjetë milionë euro në sezon.

Në anën tjetër, Unitedi thueht se tani është fokusuar që të transferojë Diego Costan që e kërkon me ngulm largimin nga Atletico Madridi.

Sulmuesi braziliano-spanjoll kishte luajtur më parë në Ligën Premier me Chelsean, duke u treguar një top golashënues dhe një lojtar që arrin të krijoj një presion të lartë në mbrojtjen kundërshtare.

Kështu, Ole Gunnar Solsjkaer do të tentojë të transferojë Costan, duke pritur verën e ardhshme për të transferuar Sanchon nga Unitedi. /Telegrafi/