Në moshën 20-vjeçare, Royston Drenthe ishtte prezantuar te Real Madridi së bashku me Wesley Snejderin.
Pasi kishte kaluar nëpër një formë të magjishme te Feynoordi, ai u transferuar te Los Blancos, mirëpo nuk arriti të përmbushë potencialin e tij.
Pas vetëm 11 vitesh që nënshkroi me klubin më të madh në botë, Drenthe e kishte të pamundur të depërtonte më tej dhe vendosi të pensionohej nga futbolli në moshën 29-vjeçare.
Nga një lojtar i lirë prej Real Madridi, për ta ka qenë një rrugë e vështirë, mirëpo ai tani në moshën 33-vjeçare është rikthyer në futboll dhe ka nënshkruar me një skuadër nga liga e tretë e Holandës, Kozakken Boys.
Ish-anëtari i madilenëve ka thënë se ai është i lumtur që është rikthyer në futboll dhe ndihet mirë.
“Ndihem komod te Kozakken Boys. Jam këtu me disa njerëz të mirë dhe me lojtarë të talentuar, Gjendja ime fizike është e lartë edhe pse jam duke u plakur”, ka thënë Drenthe.
Ai kishte kaluar pesë vite si lojtar i Real Madridit, derisa u kishte kushtuar spanjollëve 11.3 milionë euro, duke bërë 48 paraqitje, ndërsa kishte luajtur edhe si i huazuar te Hercules e Everton.
Te Toffees ishte nën urdhrat e David Moyes, duke shënuar vetëm tri gola në 21 paraqitje, e cila nuk mjaftoi që skuadra angleze të blinte kartonin e tij.
Pas dështimit te Evertoni, ai kaloi te Spartak Vladikavazk, pasi kontrata e tij me madrilenët skadoi në vitin 2012.
Befasisht Drenthe u kthye sërish në Angli, duke luajtur për Readingun në vitin 2013, derisa ishte i huazuar edhe te Sheffield Wednesday në vitin 2014.
Ai më pas kaloi edhe në Turqi te skuadra Kayseri Erciyesspor në janar të vitit 2015.
Ehde pse shënoi tri gola në 11 paraqitje, ai u largua nga klubi pas vetëm gjahto muajsh, duke kaluar te skuadra Baniyas Club, që zgjati vetëm pak muaj edhe aty.
Drenthe ishte atëherë 29-vjeçar dhe vendosi të përfundonte karrierën si futbollistë, duke iu përkushtuar këndimit.
Anësori kishte publikuar tri këngë, gjersa kishte deklaruar se muzika është jeta e tij, mirëpo që edhe aty dështoi, për t’u rikthyer tani në futboll. /Telegrafi/