Sot është mbajtur seanca e parë dëgjimore në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, për çështjen e parashtruar nga Federata e Futbollit të Serbisë, ku kontestojnë pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA.
Federata e Futbollit të Kosovës në maj të këtij viti, është bërë anëtare e plot e UEFA-s në Kongresin e mbajtur në Budapest të Hungarisë.
Federata e Futbollit të Serbisë pretendon se Kongresi ka shkelur statutin duke pranuar Kosovën si pjesë të saj, shtet i cili nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara, shkruan lajmi.net.
‘Sportske.net’ shkruan se në seancën dëgjimore të mbajtur sot, Federata e Futbollit të Serbisë është përfaqësuar nga ish presidenti Tomislav Karaxhiç, dhe sekretari i përgjithshëm Tomisalv Ivkovic.
Palët e përfshira në këtë çështje sot kanë paraqitur argumentet e tyre para kryetarit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, përcjell lajmi.net.
Pas prezantimi të argumenteve, kryetari i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv ka deklaruar se vendimi përfundimtar për këtë çështje do të publikohet në një kohë shumë të shkurtër.