Telegrafi

Çfarë ndodhi me Freddy Adun, 14-vjeçari që ishte krahasuar me Pelen në moshë të re?

Videloja “Football Manager” vazhdon të përdoret që disa vite, derisa klubet profesionale e pëlqejnë atë për të zbuluar lojtarë të rinj.

Kjo gjë është sa qesharake, aq edhe befasuese se si mund që një klub të zbulojë talentin e një lojtari nëpqërmjet një videoloje.

Janë disa raste si ai i Carlos Fierro e Yayo Sanogo që ishin zbuluar pikërisht në këtë videlojë.

Por, le të fokusohemi te Freddy Adu, amerikani që ishte krahasuar me Pelen në moshën e tij të re.

Ndoshta mund ta keni dëgjuar emrin e tij nëpër mediat ndërkombëtare, për talentin e tij të jashtëzakonshme që kishte në futboll, madje edhe Pele kishte shkuar ta takonte personalisht.

Amerikani e mori vëmendjen e të gjithëve me katër golat e shënuara për grupmoshat U17 në Kupën e Botës së vitit 2003.

Në moshën 14-vjeçare, ai u bë amerikani më i ri në histori që nënshkruan kontratë profesionale me klub futbolli.

Ai kishte zgjedhur të luante për DC United në vitin 2004, mirëpo rrugëtimi i tij sa shkonte e bëhej më magjik.

Tre muaj pasi nënshkroi kontratën, ai debutoi për skuadrën amerikane në ndeshje ndaj San Jose Earthquakes, duke u bërë më i riu që luan në ligën amerikane.

Pas atij debutimi ëndrrash, arriti të shënonte golin e tij të parë si profesionist përballë MetroStars, duke u bërë po ashtu edhe golashënuesi më i ri në histori.

Pas përfundimit të sezonit të parë në MLS, ai shënoi pesë herë dhe më pas u largua nga DC United, gjersa kishte luajtur në 87 ndeshje para se t’i mbushte 18 vite.

Ai ishte larguar nga klubi amerikan për një fazë testuese në vitin 2006 te Manchester United, mirëpo dështoi të bindte Sir Alex Fergusonin që të transferonte atë, ndërsa karriera po i rridhte nga duart.

Adu më pas u transferua te Real Salt Lake, para se të realizonte ëndrrën e tij për të luajtur në Evropë, te Benfica.

Sidoqoftë, pasi luajti në vetëm 11 ndeshje, u dërgua në huazim te Monaco, Aris në Greqi, Belenenses në Portugali dhe në Turqi te Çaykur Rizespor.

Në këtë pikë, në vitin 2011, Adu e kishte kuptuar se karriera e tij po shkonte drejtë humnerës dhe nuk kishte asgjë nën kontroll.

Kur ishte 22-vjeçar, amerikani deklaroi se dëshironte të luante në Spanjë apo në Angli: “Tani jam 22-vjeçar dhe e shikoi vetën duke luajtur në Spanjë apo Angli, në këto dy top liga”.

Fatkeqësisht, ëndrra e tij asnjëherë nuk u realizua dhe u detyrua të rikthehej në MLS. Arriti të shënonte vetëm tetë gola në 28 paraqitje për Philadelphia Union.

Adu më pas u transferua te Bahia në vitin 2013 në një kontratë gjashtëmujore, për të shkuar më pas te KuFu-98 në Finlandë, Tampa Bay Rodwies dhe Las Vegas Lights.

Karriera e tij dukej se po ringjallej dhe në moshën 31-vjeçare nënshkroi për skuadrën suedeze nga liga e tretë, Osterlen FF.

Lexo po ashtu Kur shkëlqimi zgjatë shumë pak – lojtarët e mbivlerësuar ndër vite nga James e Januzaj te Balotelli

Adu më pas njoftoi se po pensionohej nga futbolli, mirëpo asnjëherë për t’u larguar, pasi tani është duke i mësuar fëmijët në Suedi se si ta duan futbollin me zemër dhe mos të vrapojnë pas shumave të parave.

Amerikani kishte ëndrra të mëdha, mirëpo që ato u shuan sa hap e mbyllë sytë, duke i mbetur vetëm në mendje gjërat e bukura që kishte përjetuar. /Telegrafi/