Telegrafi

Çfarë ndodhi me fansin që i kërkoi Khabibit ta godiste me tërë fuqinë në stomak – fillimisht buzëqeshi dhe më pas ra në gjunjë

Khabib Nurmagomedov nuk njihet shumë për goditje e tij në Oktogon, pasi atij i pëlqen që kundërshtarin të ngulfat me kapje.

Për t’u shpallur kampion i UFC-s, dagestanezi kishte ngulfatur Conor McGregorin dhe kështu i mori titullin, por  që me të njëjtën mënyrë kishte vazhduar edhe me kundërshtarë të tjerë.

Mirëpo, kjo gjë nuk do të thotë se ai nuk di të grushtojë, pasi së fundmi është një fans i tij që e ka provuar grushtin.

Derisa ishte i rrethuar nga një turmë përkrahësish, njëri prej fansave iu afrua dhe i kërkoi që të godiste atë me tërë fuqinë në stomak.

Khabib refuzoi fillimisht ta bënte një gjë të tillë, mirëpo tifozi ishte i vendosur dhe dëshira e tij iu realizua, por fillimisht buzëqeshi e më pas ra në gjunjë. /Telegrafi/