Site icon Telegrafi

Çfarë i ndodhi Arsim Gërxhaliut, në kërkimin e parë të trupave në Serbi? (Video)

Për herë të parë pas lufte, një shqiptar zbret me helikopter në Serbi. Ishte ky mjeku ligjor Arsim Gërxhaliu, i cili në këtë shtet kishte shkuar për të kërkuar trupat e pajetë të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

“Kam pasë probleme. 60 minuta më ka mbajt Policia, derisa kanalet diplomatike të UNMIK-ut nuk kanë intervenuar. Përndryshe, me kolegët serbë nuk kam pasë ndonjë problem. Bile, me të parin që kemi punuar në Batajnicë, njiheshim prej kongreseve. Më tha: ‘Ndihem keq për atë çfarë ka ndodhë, por ne duhet ta vazhdojmë punën tonë’. Dhe, për 17 vite kishim bashkëpunim korrekt”, ka thënë ai për emisionin “Personale”, në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=sb1TXR0JtOs

Exit mobile version