Çdo ushtrim fizik që bëni ka efekte të ndryshme anësore.
Të kryeni aktivitet fizik është gjithmonë mirë, por disa efekte anësore që iu vijnë prej tyre mund t’i ngatërroni shpesh si probleme shëndetësore. Faktikisht ato janë mëse normale dhe tregojnë se aktiviteti që keni bërë ka dhënë rezultat.
Këto janë disa nga gjërat që i ndodhin trupit kur vraponi:
Kollë
Nëse vraponi vazhdimisht, mund të keni hasur shpesh herë probleme me kollën. Nuk duhet të mendoni se jeni sëmurë sepse faktikisht kjo gjë i ndodh kujtdo. Zakonisht kolla është më e shpeshtë tek personat të cilët nuk vrapojnë rregullisht dhe trupi i tyre ka rënë në qetësi. Provoni të merrni frymë duke mbajtur një shall përpara gojës. Në këtë mënyrë frymëmarrja juaj do të stabilizohet dhe nuk do të keni më kollë.
Rrjedhje hundësh
Kjo vjen si pasojë e irritimit të kanaleve të hundës. Ky efekt mund të bëhet akoma më i pranishëm nëse jeni alergjikë ndaj pluhurit apo polenave, shkruan Anabel. Për ta shmangur ju mund të merrni një sprai për hundën.
Kruajtje
Vetëm 3 minuta pasi keni filluar të vraponi, ju do të ndjeni kruajtje thuajse në të gjithë trupin. Në disa rastë kjo vjen si pasojë e lëkurës të thatë e cila reagon ndaj ngrohjes së muskujve apo arterieve tuaja. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, thjesht bëni një dush pas vrapit apo përdorni një krem hidratues. /Telegrafi/