Edhe pse 28 pasaporta janë marrë si masë parandaluese nga Gjykata Penale për personat që akuzohen nga rastet e PSP-së, ekziston mundësi serioze që disa nga të akuzuarit përveç nënshtetësisë të Maqedonisë, të posedojnë edhe nënshtetësi tjera (me këtë edhe pasaportë të shteteve tjera).
Edhe përkundër kësaj, mundësitë për ikje janë të mbyllura thonë burime të gjyqësorit, duke u thirrur në ligjet të cilët parashohin ndalesë për largim nga vendi, në momentin kur hyn në fuqi vendimi për konfiskimin e pasaportës së Maqedonisë.
Pas këtij vendimi janë alarmuar të gjithë kompetentët në kalimet kufitare që këto persona nuk mund t’i lëshojnë kufinjtë e Maqedonisë, edhe nëse posedojnë ose jo pasaporta të vendeve tjera, ose kanë udhëtime zyrtare dhe diplomatike.
PSP-ja ka kërkuar që të konfiskohen edhe pasaportat diplomatike, me çka ka mbyllur tërësisht mundësinë që këta persona të arratisen nga vendi./Telegrafi/