Site icon Telegrafi

Çfarë ndodh nëse e ha darkën në orët e vona, duhet t’i besosh mitit?

“Rregullat” e shëndetit të mirë, asnjëri nga ne nuk i respekton gjithmonë

Përveç kësaj, mitet, edhe për sa i përket jetës së shëndetshme, na shoqërojnë çdo ditë. Por nëse i merr të gjitha mitet seriozisht mund të jetë një nga gabimet më të mëdha që ke bërë.

Para se të besosh mitet, ki parasysh se shëndeti i mirë nuk ka nevojë të mbështetet në mite.

Disa njerëz besojnë se nëse e ha darkën pas orës 8, nuk do të kesh kohë për të tretur ushqimin. E kjo masë e patretur pastaj që depozitohet në organizëm, kthehet në yndyrë.

Por në të vërtetë, sipas shkencës, darka në orët e vona nuk këshillohet për shkak të stomakut të rënduar dhe gjumit jo të qetë, por nuk ka të bëjë me depozitimin e yndyrës.

Orari i vakteve nuk ka të bëjë me sasinë e yndyrës që kthehet në organizëm. Ndaj e gjithë kjo teori mbetet brenda mitit pa pasur baza shkencore. /Telegrafi/

Exit mobile version