Telegrafi

Çfarë ndodh kur dy homoseksual ecin rrugëve të Rusisë? (Video)

Kështu dy të rinj e kanë bërë një eksperiment në Rusi.

Dy meshkuj janë kapur dorë për dore, nëpër rrugët e kryeqytetit të Rusisë.

Ata kanë bërë një incizim me kamerë të fshehur, dhe kjo video është publikuar në youtube, dhe prej të hënës ka marrë më shumë se 5 milionë klikime.

Çifti (që në fakt janë aktor, dhe nuk janë homoseksual), kanë ecur rreth tri orë në vendet më të frekuentuara të Moskës.

Video ka ngjallur një debat në Rusi. Vetëm në Youtube, kanë komentuar më shumë se 29 mijë persona.

Në video, mund të shihet se pothuajse çdo kalimtar kthenë kokën duke i shikuar me habi.

Nuk janë të paktë ata që i fyejnë me fjalë si: Ikni nga Rusia, Gay, Jeni bërë si shumë kohëve të fundit etj.

Por në këtë video mund të shihet gjithashtu se dy persona tentojnë t’i sulmojnë fizikisht ‘homoseksualët’.