Telegrafi

Çfarë ndikimi ka Elon Musk – me vetëm një mesazh në Twitter, rriten aksionet e një kompanie

Investitorë të shumtë ka të ngjarë të jenë hutuar pas një shkrimi në Twitter nga Elon Musk, e cila shkaktoi një ‘shfaqje fishekzjarresh’.

“Përdor Signal”, shkroi Twitter të Elon Musk të enjten e kaluar, duke i dhënë aplikacionit të mesazheve një rritje të madhe të përdoruesve.

Por jo vetëm kaq. Pas shkrimit në Twitter, tregu i aksioneve gjithashtu u rrit pjerrtas në vende të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Çmimi i aksioneve të Signal Advance u rrit nga 0.60 në mbi 30 dollarë amerikanë dhe u mbajt mirë të hënën.

Signal Advance nuk ka asnjë lidhje me Signal Messenger.

Në fakt, është një kompani teknologjike që specializohet në zvogëlimin e vonesave në pajisjet që mbështeten në sinjalet analoge. /Telegrafi/