Kjo është uniforma e vjeshtës, sipas Alexa Chung!
Brenda thjeshtësisë fshihet shumë stil, prandaj nuk është e nevojshme t’ja vështirësoni vetes veshjen për daljen e radhës.
Qëndroni tek gjërat bazike, tek ato që nuk njohin kohë, njësoj siç bën Alexa Chung!
Blogerja na prezantoi me uniformën e kësaj vjeshte, që nuk do t’ju mërzitet për asnjë çast!
Një palë xhinse të thjeshta, një kanatiere të bardhë/zezë, një triko dhe balerinat e preferuara!
Të gjithë këto i keni në garderobë, kështu që mund të kurseni edhe ca para këto kohë!
Sekreti qëndron tek ngjyrat e ngrohta, modelet që nuk vdesin kurrë dhe nuk të lodhin sa herë përsëriten.
Mbi të gjitha, me këtë veshje vërtetë mund të bëheni gati për 5 minuta, prandaj urime! Ah, se mos harroni maskën!
Burimi: Anabel, Who What Wear