Duke patur parasysh se në takimet e mira, njerëzit tregojnë gjithmonë më të mirën e tyre – si mund t’i lexojmë ata më lehtë?
Një studim i 2020-ës doli në përfundimin se disa njerëz janë më të lehtë për t’u lexuar se të tjerët. Ata janë “libra të hapur”, të lehtë për t’u lexuar nga pikëpamja e personalitetit edhe pas vetëm një ndërveprimi të shkurtër.
Megjithatë, disa njerëz nuk janë dhe aq lehtësisht të lexueshëm. Çfarë e bën dallimin?
Kur ndiheni mirë, dukeni mirë
Disa takime të para janë shumë të lehta për t’u lexuar pas vetëm tre minutash. Edhe pse krijimi i përshtypjeve të sakta mund të jetë më sfidues në takimet e para, partnerët më të mirë në mirëqenie mund të jenë më të lehtë për t’u lexuar, Psychology Today.
Studimi cilësoi njerëzit me mirëqenie si “ata që raportonin vetëbesim më të madh, kënaqësi me jetën dhe marrëdhënie pozitive me të tjerët”.
Hulumtimet e mëparshme tregojnë se mirëqenia ka të ngjarë të përmirësojë saktësinë shprehëse. Njerëzit që gëzojnë një nivel më të lartë mirëqenieje gjithashtu sillen më shumë në përputhje me personalitetin e tyre, sepse ndihen mirë në atë personalitet.
Një nga gjërat më të rëndësishme që shumë beqarë kërkojnë në një takim të parë është mundësia për t’u lidhur me njëri-tjetrin në mënyrë autentike. Jo përmes shtirjes, por personalitetit, citon Anabel.
Pra, megjithëse marrëdhëniet fillojnë përmes përshtypjeve të para, çiftet e shëndetshme evoluojnë dhe rriten. Një qëndrim pozitiv ndaj jetës dhe vetes i rrit shanset që ky evolim të jetë i shëndetshëm. /Telegrafi/