Telegrafi

Çfarë mund të pritet nga prezantimi i produkteve të reja nga Apple?

Kompania amerikane Apple, do të prezantojë sonte linjën e re të iPhone, orët e serisë së tetë dhe produkte tjera.

Ky event që është quajtur Far Out, do të fillojë sonte në ora 19:00 dhe do të mbahet në teatrin Steve Jobs në selinë e Apple në Kupertino të Kalifornisë, transmeton Telegrafi.

Bazuar në informacionet më të fundit, ju rendisim listën se qfarë mund të presim:

iPhone 14

Apple zakonisht lanson linjën e re të iPhone në ngjarjen e shtatorit, e gjykuar nga paralajmërimet, këtë vit nuk do të ofrohet fare versioni i modelit mini.

Pritet që pajisja e re të kate kamerë të azhurnuar, hapësirë më të madhe për ruajtjen e të dhënave dhe dizajn më të mirë si dhe lidhje me efikase në rrjetin satelitor.

E qmimi i produktit më të kërkuar do të ndiqet me vëmendje, kjo për shkak të inflacionit, dhe pikërisht ky fakt mund t’ia “rrit” vlerën modelit “pro”.

Kur është fjala për lidhjen satelitore, iPhone 14 do t’ju mundësojë përdoruesve dërgimin e mesazheve urgjente në situatat kur edhe nuk ka rrjet.

Apple Watch

Pritet që ora e re Watch Series 8 do të ketë ekran më të madh dhe më shumë funksione për shëndetin, përfshirë sensorin që mat temperaturën e trupit.

Është e mundur që kompania të lansojë versionin “pro” të këtij modeli të orës.

AirPods pro 2

Modeli i ri sigurisht se do të ketë të përmirësuar cilësinë e zërit dhe do të ketë më shumë sensorë. Pritet që korniza të jetë rezistente ndaj ujit dhe djersëve.

Modeli i ri pritet që do të mbështetet nga mbushësi pa tela, por korniza mund të ketë edhe portin e tipit C.