Qeveria e Kosovës në planin e saj për vitin 2021-2025 ka vënë disa prioritete, ndër të cilat janë edhe dy prioritete që kanë interes të veçantë për publikun. Ngritja e pagës minimale nga 170 euro në 250 euro në muaj, për 40 orë në javë, si dhe ‘Formalzimi i ekonomisë’.
Për të dyja këto prioritete emisioni ‘7 Ditë me Panxhën’, ka përgatitur dy storie, ku njëra trajton çështjen e ndryshimit të pagës minimale, ndërsa tjetra na njofton për shkallën e informalitetit në ekonominë e Kosovës.
Në episodin e 13-të emisionit ‘7 Ditë me Panxhën’, përveç tjerash mund të ndiqni intervistën në studio me Vjollca Çavolli, Drejtoreshë ekzekutive në ‘STIKK’ dhe Skender Krasniqi, Drejtor i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, me të cilët do të diskutohet rreth dy prioriteteve të lartëcekura të Qeverisë.
Interesante është edhe lista e 10 njerëzve më të pasur në botë të cilën mund ta ndiqni po ashtu në këtë emision, sonte në orën 20:45 në Klan Kosova.
Emisioni ‘7 Ditë me Panxhën’ është emision që ka për fokus ekonominë dhe temat që lidhen me ekonominë e Kosovës. Ky emision transmetohet në Klan Kosova, çdo të premte në orën 20:45.