Edhe kësaj radhe në emisionin dedikuar zhvillimit ekonomik në Kosovë, do të ofrohet një gërshetimin i temave ekonomike, që vijnë te ju përmes intervistave në studio dhe tregimeve nga terreni.
Plani legjislativ i Qeverisë së Kosovës për vitin 2021 parasheh miratimin e 190 projektligjeve. Por sa është ambicioz ky numër? Për të folur për këtë dhe për ndikimin e saj në komunitetin afarist, i ftuar në studio është avokati Korab Sejdiu.
Intervista tjetër është zhvilluar me Agon Dulën nga ALLED 2, me të cilin është bashkëbiseduar për barometrin e shkathtësive.
Ndërsa për rubrikën “Made in Kosova”, është vizituar kompania LabBox, ku nga afër është parë kurdisja e lodrave mekanike përmes së cilave fëmijët mund të mësojnë inxhinierin, eksporti i të cilave ka arritur deri në Japoni.
E “Zvicra: Një ëndërr e shtrenjtë” është titulli i lajmit tjetër, përmes së cilës ofrohet një pasqyrim, se sa e shtrenjtë është jeta ne Zvicër.
Këto dhe të tjera, siç janë edhe lajmet javore ekonomike, mund t’i ndiqni në emisionin “7 Ditë me Panxhën”, sonte prej orës 20:45 në Klan Kosova. /Telegrafi/