Episodi i radhës i “7 Ditë me Panxhën” i kushtohet kulturës sonë e cila po brendohet vazhdimisht dhe si rrjedhojë ndikimi që kjo po i sjellë ekonomisë sonë.
Emisionin e fillojmë me rubrikën “Made in Kosova”, ku kësaj radhe ju prezantojmë me punën e ‘The Vidasus Distillery’, fabrikë kjo që tregut vendor dhe ndërkombëtar po i ofron pije unike.
Tutje, “7 Ditë me Panxhën”, sjell një storie për dokumentimin e kuzhinës tradicionale shqiptare. Për këtë kemi vizituar një vend interesant në kryeqytetin tonë kulturor Prizrenin.
Ndërsa, njëra nga format se si po promovohet kultura jonë anë e mban, është përmes festivaleve. E për festivalet e ushqimit në Kosovë “7 Ditë me Panxhën” ka përgatitur storien ‘Ndikimi i festivaleve në ekonomi’.
Andaj, mos harroni, sonte prej orës 20:45 në Klan Kosova.