Emisioni “7 Ditë me Panxhën” rikthehet në ekranet tuaja me një episod kushtuar temave me aktuale ekonomike.
Mbrëmja e së premtes fillon me prezantimin e disa statistikave për bonuset apo pagën e 13-të që kompani anembanë botës e japin. E edhe në Kosovë është një kompani që po e bënë gjënë e njëjte.
E për ndikim që mungesa e energjisë elektrike ka te bizneset prodhuese, “7 Ditë me Panxhën” ka përgatitur një storie. Ndërsa, në studio me Trim Tërnava, drejtor ekzekutiv në Jaha Solar, është bashkëbiseduar për ndikim që problemet e energjisë elektrike mund ta kenë edhe në ekonomi.
Po ashtu, janë përgatitur edhe disa të dhëna për çmimet e energjisë elektrike në Kosovë dhe në rajon.
Kurse, në “7 Ditë me Panxhën”, sonte do të transmetohen edhe dy storie, njëra për Inflacionin në Turqi, dhe tjetra për kompaninë Apple e cila së voni shënoi edhe një sukses të madh.
Por jo vetëm, për këto dhe shumë të tjera, ju ftojmë që prej orës 20:45 në Klan Kosova dhe në Youtube, ta ndiqni emisionin “7 Ditë me Panxhën”. /Telegrafi/