Telegrafi

Çfarë mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Emisioni “7 Ditë me Panxhën”, vitin e ri e nis me një përmbledhje të momenteve më të mira të 2021.

Për pothuajse një vit emisioni “7 Ditë me Panxhën”, shërbeu edhe si platformë për të treguar punën e suksesshme të shumë kompanive kosovare e të cilat po ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Por jo vetëm, “7 Ditë me Panxhën” prezantoi storie nga me të ndryshmet, rubrika e intervista në studio përmes së cilave u diskutua me gjerësisht për ekonominë e Kosovës, për të arriturat por edhe për problemet.

Andaj, sonte prej orës 20:45 në Klan Kosova dhe në Youtube, ju ftojmë ta ndiqni “7 Ditë me Panxhën – Best of 2021”. /Telegrafi/