Telegrafi

Çfarë mund të ndiqni sonte në “7 Ditë me Panxhën”?

Këtë javë emisioni “7 Ditë me Panxhën” vjen me disa tema interesante dhe me një super risi.

Tash kur jemi në përfundim të vitit revistat e institucionet e ndryshme nxjerrin top listat e tyre, e listat me kompanitë me më së shumti qarkullim në botë dhe në rajonin tonë do të prezantohen te ju përmes “7 Ditë me Panxhën”.

Një event të ngjashëm ka mbajtur Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku ka ndarë çmimet Top 100. Kjo ngjarja është përcjellë nga stafi  i “7 Ditë me Panxhën”, dhe vjen tek ju sonte.

Edhe revista prestigjioze Times, ka shpallur personalitetin e vitit, i cili është Elon Musk, për të cilin “7 Ditë me Panxhën” ka përgatitur një biografi.

Kur jemi te revistat, Chester Production, realizatori i “7 Ditë me Panxhën”, tregut medial në Kosovë do t’i sjellë revistën e profilizuar në ekonomi, Kaptalin.

Ndërsa pjesa e fundit e emisionit i kushtohet grave ndërmarrëse, ku është përgatitur një storie për Digjitalizimin dhe gratë ndërmarrëse – Nerdy Creative. Kurse në studio, për të njëjtën temë,  është zhvilluar intervista me Arta Istrefi Jahja, Përfaqësuese për Kosovë e Programit Zviceran të Ndërmarrësisë.

Andaj, shihemi sonte prej orës 20:45 në Klan Kosova dhe në Youtube. /Telegrafi/