Episodi i radhës i “7 Ditë me Panxhën”, i kushtohet artit dhe kulturës si dhe ndikimit që kanë këto në zinxhirin e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Emisioni fillon me një storie të përgatitur mbi atë se si funksionon ekonomiksi i kulturës. E për të zgjeruar më shumë diskutimin rreth kësaj, në studio do të bashkëbisedohet me Memli Dushi, ndërmarrës dhe koleksionues i veprave të artit.
E për trekëndëshin psikologji-teknologji-dizajn është përgatitur një storie në Skins Agency, agjenci në të cilën ky trekëndësh po del të jetë frytdhënës.
Kurse, pjesa e fundit i kushtohet Heronjve të Sektorit Privat, më saktësisht “7 Ditë me Panxhën”, ka përgatitur një In Memoriam për njeriun që kontribuoi në ekonominë e Kosovës, Astrit Shabanin.
Andaj, për këto e shumë të tjera, sonte prej orës 20:45 në Klan Kosova dhe Youtube.