Episodi i fundit i “7 Ditë me Panxhën” për këtë vit, vjen me tema të larmishme dhe tejet interesante.
Mbrëmja e së premtes fillon më një storie për kompanitë kosovare që nënshkruan marrëveshjen e UN Women për barazinë gjinore, theksi i së cilës është fuqizimi i grave.
Pastaj, “7 Ditë me Panxhën” vazhdon me një storie për industrinë e metalit, industri kjo që po përballet me mungesë të punëtorëve të kualifikuar.
E për projektin Modeli i Biznesit që po zbatohen nga LuxDev, qëllimi i së cilit, ndër të tjera, është edhe krijimi i kuadrove të kualifikuar, do të bashkëbisedohet në studio me Daniele Cristian Passalacqua, këshilltar kryesor teknik në LuxDev. Për këtë, është përgatitur një storie rreth shkollave që funskionalizuan “Modelin e Biznesit”.
Andaj, për këto e shumë të tjera, ju ftojmë që sonte prej orës 20:45 ta ndiqni emisionin “7 Ditë me Panxhën”, në Klan Kosova dhe në Youtube.