Site icon Telegrafi

Çfarë mund të na tregojë veshja e tij për plazh?

Ka veshur brekë të vogla të larjes
Ky djalosh ka shumë vetëbesim dhe është i sigurt për dukjen e tij. Nuk turpërohet aspak nga trupi i tij dhe kënaqet teksa tërheq vëmendjen. Është paksa egocentrik dhe dëshiron që femrat rreth tij të mundohen për t’iu afruar, pasi që është i bindur se ekziston listë e pritjes për ato që dëshirojnë t’i qëndrojnë pranë.

Shfaqet me brekë ‘retro’
Ai preferon të dallohet me stilin e tij edhe kur është në plazh. Argëtohet duke flirtuar, ndërsa njëkohësisht mendon edhe për të krijuar lidhje. I pëlqen kur dikush mundohet t’ia tërheqë vëmendjen, sepse dëshiron të jetë fytyra kryesore në shoqëri.

Kostumi i tij i larjes është i gjerë
Ky top meshkujsh dëshiron të jetë i lirë dhe i relaksuar, ndërsa argëtimi vjen në radhë të parë. Është shumë i shoqërueshëm, ndërsa edhe pse kënaqet nga argëtimet e çmendura me shokët në plazh, ai pëlqen t’u hidhet fermave. Megjithatë, rrallë ndodh që dikush ta tërheqë shumë. Është i paparashikueshëm dhe është vështirë t’ia tërheqësh vëmendjen.

Me bermude sportive
Një mashkull i tillë nuk ka aspak qetësi në plazh. Ose kërcen nga skela, vozit biçikletën ose luan volejboll me miqtë në plazh. Nëse ky mashkull ju ka rënë në sy, më së lehti atë mund ta joshni me aftësitë tuaja sportive. Nëse nuk keni aftësi në këtë fushë, atëherë provoni diçka të thjeshte, sepse këtyre djemve u pëlqejnë gjërat e sinqerta.

Veshje të pazakonta, me dizajn të çmendur ose mbishkrim të dukshëm
Këta djem zakonisht kanë edhe ndonjë tatuazh interesant. Ata nuk heqin dorë nga stilet e tyre edhe në plazh, ndërsa detajet kanë shumë rëndësi për këta tipa. Për t’i joshur ata, femra jo vetëm se duhet të jetë atraktive, por duhet të ketë ‘diçka’ dhe ta tërheqë me sharmin e saj, shprehjet dhe humorin. Nën dukjen e tij prej ‘kulleri’ fshihet shpirti romantik. I pëlqejnë femrat që kanë personalitet dhe arrijnë ta bëjnë të qeshë.

/Telegrafi/

Exit mobile version