Telegrafi

Çfarë mund të bëni ju për parandalimin e kancerit

Ekzistojnë disa hapa të cilët mund t’i ndërmerrni edhe vetë që ta ulni sa më shumë rrezikun e shfaqjes së kancerit.

Marinojeni mishin para pjekjes. – Mishi mund të përmbajë kompozime që janë kancerogjene, sidomos mishi i pjekur në skarë. Që ta reduktoni sa më shumë përqindjen e komponimeve kancerogjene, mishin marinojeni para pjekjes.

Erëzat më të mira janë rozmarina dhe trumza, por nuk do të gaboni me asnjë erëz bimore, sepse të gjitha përmbajnë antioksidantë të cilët e reduktojnë përqindjen e komponentëve dëmtues deri në 87 për qind.

Pini ujë të filtruar. – Në këtë mënyrë do ta zvogëloni ekspozimin e trupit ndaj kompozimeve të dyshimta. Uji i filtruar është madje edhe më i sigurt se sa uji i ambalazhuar. Uji i ambalazhuar shpesh nuk është i cilësisë aq të mirë dhe në shumë raste është më pak i shëndetshëm se uji në rubinet.

Pini kafe çdo ditë. – Njerëzit që pinë nga 4 filxhanë kafe në ditë kanë një rrezik 40 për qind më të ulët të zhvillimit të kancerit në tru. Kafja pa kafeinë nuk e ka të njëjtin efekt. Gjithashtu, mund të pini çajra të cilët përmbajnë kafeinë, si çaji i gjelbër, sepse shkencëtarët kanë konstatuar se edhe ata ndihmojnë në parandalimin e kancerit.

Pini shumë ujë. – Një trup i hidratuar mirë është një trup i shëndetshëm. Një sasi adekuate e ujit do ta përmirësojë funksionin e veshkave. Pini të paktën tetë gota ujë në ditë. Në këtë llogaritni të gjitha që përmbajnë ujë, duke përfshirë supat, gjellët dhe frutat me përmbajtje të ujit.

Rriteni konsumin e perimeve të gjelbra. – Herën tjetër kur të përgatitni sallatë, zgjidhni perime të gjelbra. Ato janë një burim i shkëlqyer i klorofilit dhe magnezit. Gjithashtu e zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë tek femrat. Magnezi është i nevojshëm për funksionimin e duhur të çdo qelize në trup.

Hani arra braziliane. – Ato janë një burim i shkëlqyer i selenit, i cili ka efekt antioksidues dhe ul rrezikun e kancerit të fshikëzës tek femrat. Studimet kanë treguar se ato mund ta zvogëlojnë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe kancerit të zorrës së trashë.

Ushtrimet e rregullta. – Ushtrimet e moderuara, si ecja e shpejtë, 2 orë në javë mund ta reduktojnë ndjeshëm rrezikun nga kanceri. Në qoftë se i digjni kaloritë e tepërta, e reduktoni përqindjen e yndyrës dhe e rritni përqindjen e muskujve, trupi juaj do të bëhet rezistues.

Rriteni konsumin e kalciumit. – Kalciumi është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e kockave dhe funksionimin e duhur të çdo qelize të trupit. Personat të cilët konsumojnë sasi të mjaftueshme të kalciumit, kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të polipeve në zonën e zorrës së trashë.

Shmangni rrezatimet e panevojshme diagnostike. – Imazhet radiologjike të CT janë të shkëlqyera për diagnostifikim, por mund të ekspozoheni ndaj rrezatimit të panevojshëm. Nivelet e larta të rrezatimit mund të shkaktojnë leukemi. Konsultohuni mirë me mjekun tuaj për çdo ekzaminim radiologjik dhe analizë për t’u siguruar që me të vërtetë keni nevojë për to. /Telegrafi/