Zbutësi rrobave u jep butësi të veçantë dhe aromë të këndshme, por ka edhe shumë mënyra të cilat mund t’i përdorni në shtëpi
Freskon hapësirën
Shishen e vogël me spërkatës mbusheni me zbutës dhe ujë në përpjesëtim 1:3 dhe spërkatni perdet dhe tepihët, mirëpo me këtë mënyrë mund ta freskoni edhe brendësinë e automobilit.
Pengon shtresimin e pluhurit
Qitni një ose dy pikë zbutës të pazbërthyer në një leckë të butë, fshini televizorin dhe kompjuterin, kjo do të eliminojë elektricitetin statik dhe më pak do të “mbledhë” pluhur, transmeton Telegrafi.
Lustron xhamin
Në shishe me spërkatës qitni zbutës dhe ujë në përpjesëtim 1:4. Spërkatni me leckë të butë dhe fshini dritaret, kabinën e dushit, pasqyrën, pastaj fshini me leckë të thatë.
Heq tapetat e vjetra
Përzieni plot shishen e zbutësit me 4 dl ujë, njomni një sfungjer të vogël dhe lëreni të qëndrojë 30 minuta, pastaj me të lyeni tapetat.
“Përtërin” brushat
Lani brushat për ngjyrosje dhe pastrim të rrobave në 2 l ujë me një ose dy pikë zbutës dhe do të bëhen shumë më të buta. /Telegrafi/