Site icon Telegrafi

Çfarë modeli do të mbani flokët pas pushimeve?

Ndikimi i viteve ’60 po rikthehet fuqishëm. Flokët po fryhen, po kërkohet volumi alla Bardot/Birkin. Tendenca e vjeshtës do të jetë edhe punk/rock-u si dhe do të rikthehet modeli grunge i pakrehur (flokë të gjatë alla Nirvana, të pakrehur, që herë-herë bien edhe mbi sy). Living propozon që në pjesën fundore flokët të shtrohen ose mbahen të çliruar. Flokët mbahen të sheshtë ose të fryrë, të modeluar ose të papërcaktuar, për të krijuar një çekuilibër.

Flokët e gjatë: si gjithmonë, flokët e gjatë do të jenë në modë. Ata do të mbahen me balluke alla Birkin, këngëtarja e famshme e viteve ’60, apo me prerje katrore, por në mënyrë të çrregullt dhe me model djemsh. Ose shumë të gjatë përpara, deri poshtë mjekrës, në mënyrë që të krijohen onde natyrale dhe lëvizje.

Forma katrore: është gjithnjë në modë, për sa kohë është e papërcaktuar dhe e egër, deri pak mbi shpatulla. Forma katrore me maja nuk do të përdoret dhe do të jetë në modë e çrregullta, e pakrehura. Megjithatë, mund të luhet pak në gjatësinë e flokëve me formën grafike, të pastrën, të përcaktuarën dhe të shtruarën, me ose pa balluke.

Prerja si e djemve: ky model, me flokë jo shumë të shkurtër, ishte në modë edhe në periudhën e verës. Ajo ka balluke të ndara, cullufe që bien mbi ballë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version