Kur është fjala për zgjedhjen e veshjes për dasma, të gjithë i dinë disa rregulla: femrave nuk iu rekomandohet të veshin fustan të bardhë, ndërsa veshja e tutave sportive apo bluzave me figura është totalisht e papranueshme.
Por, një grua nga Minnesota e Shteteve të Bashkuara, është tallur me fustanin që e ka veshur për të shkuar në dasmë.
Liz Krueger kishte zgjedhur një fustan të shkurtër, që i zbulonte këmbët dhe krahët, ndërsa vinte në pah linjat e saj, transmeton Telegrafi.
Fustani me ngjyrë gri dhe portokalli, nuk iu ka pëlqyer shumë dasmorëve, të cilët e kanë tallur në mënyra të ndryshme.
“Në një aheng ku ishte shumë nxehtë, e vesha këtë fustan të hapur, por nuk e dita se njerëzit do të silleshin keq me mua. Njëra më tha se a jam sfiduar që ta vesh këtë fustan, ndërsa më quajtën edhe lavire”, ka shkruar instruktorja e fituesit, lidhur me veshjen.
Mirëpo, në komentet e lëna nën fotografi, ky fustan është konsideruar si i pranueshëm dhe normal për një ceremoni martesore. /Telegrafi/