Site icon Telegrafi

Çfarë mendon Lori për bakshishet? (Video)

Emisioni 21 Gradë i RTV21 sonte shfaqi udhëtimin në Durrësin e bukur, ku mysafire në kuadër të intervistës ishte këngëtarja e mirënjohur shqiptare Loreta Kaçka–Lori.

Si shumë këngëtarë të estradës edhe Lori është shumë e angazhuar nëpër ahengje gjatë verës, dhe pjesë e tyre gjithmonë janë edhe bakshishet, shkruan rtv21.tv.

Lori deklaroi se punën e saj nuk e bën për bakshishe, pasi ka një pagesë të kënaqshme, mirëpo gjithmonë ato janë të mirëseardhura.

Sipas Lorit bakshishet nuk refuzohen, pasi sipas saj “As mbret nuk i refuzon dhuratat”, mirëpo nuk është qëllimi i saj kryesor tek bakshishet, dhe as që ndodh ndonjëherë t’i këndojë dikujt enkas për shkak të bakshishit.

Exit mobile version