Telegrafi

Çfarë mendojnë ata për bikinit tuaja

Edhe ata kanë qëndrimin e tyre të modës dhe e dinë me saktësi se çfarë modelesh dëshirojnë dhe si i duan ato, si edhe pse nuk i duan disa modele të tjera.

String bikini
Ky model i bikinive përmbajnë pjesë të sipërme seksi, me shirita anash, ndërsa mbi supe janë disa lidhëse të holla, ndërsa brekët janë të vogla dhe trekëndëshe. Nuk është çudi që 75 për qind e meshkujve i konsiderojnë ato shumë seksi. Ndërsa pjesa tjetër e tyre mendojnë se ato tregojnë shumë nga intimiteti femëror dhe i lënë shumë pak vend imagjinatës.

Kostume standarde të larjes
Ky model është më i dëshiruari për meshkujt. Pakëz më shumë material, por zbulon mjaft. Pjesa e sipërme e tyre pëlqehet nga 91 për qind e meshkujve, ndoshta për faktin se ua përkujton veshjet e brendshme.

Monokini
Femrave që duan t’i ikin klasikes do të veshin monokini (bikini njëpjesëshe që në një mënyrë të pazakontë lidhin pjesën e sipërme me atë të poshtmen). Ky model u pëlqen femrave që kanë prirje të modës, mirëpo vetëm 22 për qind e meshkujve i pëlqejnë veshjet e tilla për plazh.

Tankini
Ky model ka pjesën e sipërme që i ngjan bluzës pa krahë. Rreth 53 për qind e meshkujve kanë pohuar se u pëlqejnë femrat me veshje të tilla në plazh, ndërsa 47 për qind kanë qenë kundër.

Bikinit trendi
Kur janë trendet e reja në pyetje, femrat janë shumë më të hapura se meshkujt. Rregulli i njëjtë vlen edhe për bikinit. Vetëm 17 për qind e meshkujve janë shprehur se u pëlqejnë modelet e reja të bikinive, ndërsa 83 për qind e tyre janë të mendimit se femrat me kostume të tilla do të ishte më mirë të qëndronin nën ujë.

/Telegrafi/