Site icon Telegrafi

Çfarë lidhje kanë temperatura e trupit dhe sepsa? Edhe e ulëta nuk është e mirë për shëndetin

Ja si është e lidhur temperatura e trupit me mikrobet në zorrë!

Ndërsa ngrohja globale kontribuon në rritje të temperaturës në Tokë, nga ana tjetër, temperatura e trupit tonë është ulur në shekujt e fundit.

Tani, shkencëtarët besojnë se më në fund kanë gjetur arsyen për këtë.

Bëhet fjalë për mikrobet në zorrë!

Hulumtimi i publikuar në “American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine” zbuloi se te pacientët me sepsë, temperatura e trupit të tyre lidhet drejtpërdrejt me lloje të ndryshme të mikrobeve në zorrë, transmeton Telegrafi.

Në studimin e fundit, shkencëtarët testuan 116 pacientë me sepsë dhe zbuluan se ndryshimet në temperaturën e trupit të tyre, të shkaktuara nga mikrobet në zorrët, tregojnë kryesisht rezultatin e tyre klinik. Kjo do të thotë se temperatura e tyre, dhe për rrjedhojë mikrobioma e tyre e zorrëve, japin të dhëna nëse pacienti do të mbijetojë.

“Ne e dimë se reagimi i temperaturës është i rëndësishëm në sepsë, sepse parashikon fuqishëm se kush do të jetojë de kush do të vdesë”, tha mikrobiologu dhe imunologu Robert Dixon nga Universiteti i Michiganit.

Temperatura është një përgjigje imune ndaj infeksionit. Trupi përpiqet të vrasë virusin ose bakteret që shkaktojnë infeksionin duke rritur temperaturën e tij të brendshme deri në pikën ku mikrobet nuk mund të funksionojnë siç duhet. Përveç kësaj, sistemi imunitar i trupit funksionon më mirë në temperatura më të larta. Prandaj, ky hulumtim tregon se prania e specieve të caktuara në mikrobiomën e zorrëve e bën sistemin imunitar më efektiv në luftimin e infeksionit.

Lexo po ashtu Simptomat e sepsës: Çfarë e shkakton sepsën? Si të parandaloni sëmundjen vdekjeprurëse

Shkencëtarët vërejnë se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar nëse ndryshimi i mikrobiomës mund të jetë çelësi për përmirësimin e mbijetesës së pacientëve me sepsë.

“Ndonëse nuk kemi vërtetuar se ndryshimet në mikrobiomën shpjegojnë rënien e temperaturës së trupit të njeriut, ne mendojmë se kjo është një hipotezë e arsyeshme”, tha Dr. Bongers. Gjenetika njerëzore nuk ka ndryshuar ndjeshëm në 150 vitet e fundit, por ndryshimet në dietë, higjienë dhe antibiotikë kanë pasur efekte të thella në bakteret tona të zorrëve. /Telegrafi/

Exit mobile version