Site icon Telegrafi

Çfarë lidhje ka koncepti i reduktimit të dëmeve me luftën kundër duhanit?

Le të jemi praktikë në shpjegimin e konceptit të reduktimit të dëmeve. Është njësoj si të shpjegosh se rripi i sigurimit në makinë është për të shpëtuar jetë. Ose që duhet të vendosësh një helmetë kur ngasësh biçikletën ose motorrin. Ose që duhet të veshësh mbrojtëse kur ngasësh patina.

Thjesht po mbrohemi nga aksidentet me mjete që na lehtësojnë jetën. Por jo gjithmonë këto mjete janë kuptuar ose kanë qenë të kuptuara që në fillim. Kujtoni sa herë ju kanë komentuar që të mos vendosni rripin e sigurimit, ka ende njerëz që e bëjnë këtë. Ose komentin – a erdhi deri te helmeti. Por në thelb, të gjitha këto përdoren për të reduktuar mundësinë e shkaktimit të pasojave për jetën tonë. Rezistenca gjithmonë do të ekzistojë për çdo ndryshim të një zakoni, por në thelb ndryshime të tilla janë pozitive.

Ky koncept i reduktimit të dëmeve filloi të aplikohej edhe në industri që për shumëkush ishin të pandryshueshme. Të gjithë themi për shembull që cigaret do të ekzistojnë gjithmonë. Që asgjë nuk do të ndryshojë dhe që kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë për dekada. Por industria e duhanit bëri një transformim të madh pikërisht përmes aplikimit të këtij koncepti. Ajo prezantoi alternativa më pak të dëmshme që nënkuptojnë një produkt më të mirë dhe gjithashtu mundësinë për të lënë cigaret.

Fakti është që zakonet ndryshojnë me vështirësi, dhe kur vendos një ndalim, gjithmonë gjendet një mënyrë për të arritur sërish tek produkti i dëshiruar. Fakti është që ne duam ndryshim, por jo ndryshim menjëherë dhe tani kur bëhet fjalë për zakonet tona. Por gjithashtu një fakt i rëndësishëm është që nëse njëherë nuk fillon ndryshimi, zakonet e këqija kanë rezultatet e tyre të këqija.

Onkologu i njohur francez, Dr. David Khayat, profesor në Universitetin Pierre dhe Marie Curie, mendon që ndalimet janë kundërproduktive dhe që koncepti i reduktimit të dëmeve është i vetmi qasje që mund të çojë në ndalimin e plotë të duhanit.

“Pra, nëse nuk mund të lini cigaret, dhe ky është zgjedhja më e mirë që mund të bëni, atëherë gjeni diçka që për fillim do të ulë dëmin – aplikoni konceptin e reduktimit të dëmit”, shtoi ai. Profesori e shpjegoi këtë mendim në mënyrë shkencore: “Problemi me produktet e duhanit janë substancat kimike që gjenden në tym që çlirohet nga djegia, ndërsa teknologjia e ngrohjes së duhanit është një alternativë më pak e dëmshme sepse nuk lëshon tym duhani”.

Progresi në shkencë, teknologji dhe rregullore e ka ndryshuar mënyrën e jetesës sonë. Teknologjia moderne ofron mundësinë për të gjithë duhanpirësit e rritur që të zgjedhin një alternativë si pajisjet pa tym që punojnë duke ngrohur duhanin, në vend që ta djegin, duke eliminuar deri në 95 përqind të substancave të dëmshme që gjenden në tym duhani. Megjithatë, duhet të theksohet se këto produkte nuk janë pa rrezik. Ato lëshojnë nikotinë, e cila, edhe pse nuk është shkaktari kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanin, krijon varësi.

Një alternativë e provuar shkencërisht, e cila është e disponueshme në tregun tonë për katër vjet, është një pajisje e bazuar në teknologjinë që ngroh duhanin, në vend që ta djegë atë. Kohët e fundit është lansuar brezi i ri i pajisjeve IQOS ILUMA me teknologji revolucionare të ngrohjes me induksion, pa teh dhe pa nevojë për pastrim. Këto pajisje përfaqësojnë shtesën më të re dhe më inovative në portofolin në rritje të produkteve të kompanisë Philip Morris, të destinuara ekskluzivisht për duhanpirësit e rritur që përndryshe do të vazhdonin të pinin duhan.

Exit mobile version