Dy personazhe si Victoria Beckham dhe Tuna Sejdiu me linja trupore perfekte, me kujdes të shtuar në mënyrën e ushqimit, nuk ngurojnë të shfaqen edhe si nëna shembullore në rrjetet sociale.
Për to nuk është thjeshtë një obsesion shpërndarja e fotografive të pjatave me ushqime të ndryshme, sepse fiziku i tyre gjithmonë sensual na bën të kuptojmë se kjo tashmë është mënyra e jetesës së tyre.
Një personazh si Victoria Beckham, tashmë ikonë e afirmuar e modës gjen kohë që t’i mbledhë katër fëmijët e saj, dhe çdo ditë të shijojë me ta një mëngjes të shëndetshëm organik me vlera ushqyese të larta.
Ajo ka gjetur formulën të kursejë kohë, të ushqehet shëndetshëm dhe fëmijët të ndahen të kënaqur me shijen e ushqimit të përgatitur nga e ëma. Mëngjesin e saj përmes Instagram Stories, Victoria e quan “The Green Monster”, ku nga ‘smoothiet’ e shpejta me përbërës si spinaqi, kivi dhe avokado, përmes ekstraktuesit që mund ta shihni te fotografia, arrin të bëjë më të mirat edhe për fizikun e fëmijëve të saj.
Një nënë e re si Tuna nuk ka si të mos i shijojë mëngjeset e hershme me foshnjën e saj Tianin dhe Patrisin, tashmë babanë e përkushtuar. Koha e tyre i dedikohet shëndetit dhe mirëqenies së të birit dhe të dy janë miqësuar me kuzhinën, gjë që e kemi mësuar nga ‘storiet’ e tyre në Instagram, ku përmes tyre Tuna na lë të kuptojmë se shujtat e tyre përmbajnë përbërës të shëndetshëm, si banania, molla, mjalti dhe mjedra.
Të dyja këto nëna me karriera të suksesshme, pa i lënë asnjëherë anash fizikët e tyre atraktive, i lidh mënyra e shëndetshme e të ushqyerit, pjesë e pandashme e të cilës është NutriBulleti.
Ekstraktuesi që Victoria dhe Tuna përdorin është mjeti ideal me madhësinë kompakte, montimin e thjeshtë, pastrimin pa probleme dhe fuqinë e jashtëzakonshme të nxjerrjes së lëndëve ushqyese.