Miqësitë mes personazheve publike nuk janë edhe aq të shpeshta, e posaçërisht këngëtarët, të cilët për shkak të xhelozisë shpesh herë prishin raportet mes tyre.
Një miqësi të ngushtë mesa duket ruajnë këngëtarja Vesa Luma, modelja Agnesa Vuthaj dhe biznesmeni i njohur Erolld Belegu, njëherit ish-organizator i videofestivalit “VideoFest”, që tash e disa vite nuk mbahet më.
Së fundmi kanë qenë Vesa dhe Agnesa ato të cilat kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram Story disa fotografi, në të cilën shfaqen së bashku me Erolldin dhe disa miq të tjerë, duke kaluar çaste të këndëshme së bashku.
Të gjithë e dinë që Agnesa dhe Vesa u bënë shoqe gjatë kohës që ishin së bashku në spektaklin “Dancing With the Stars”, teksa Erolldi duket të jetë një mik i tyre prej vitesh. /Telegrafi/