Ka shumë shenja të ndryshme në goma, secila prej tyre ka një funksion specifik, domethënë secila është e rëndësishme në mënyrën e vet.
Për shumë shoferë, numrat dhe shkronjat në anët e gomave janë hieroglife të pakuptueshme. Swiss Automobile Club (TCS) na ndihmon të deshifrojmë këto kode.
Ka shumë shenja të ndryshme në goma, secila prej tyre ka një funksion specifik, domethënë secila është e rëndësishme në mënyrën e vet.
Çfarë nënkuptojnë këto shenja të gomave?
1. Gjerësia e gomës në mm
2. Raporti i lartësisë dhe gjerësisë së gomës në përqindje – 65 për qind e gjerësisë së gomës prej 195 mm
3. Lloji i gomave, R – goma radiale
4. Diametri i ‘felneve’ (1 inç = 2,54 cm)
5. Indeksi i ngarkesës (91 = 615 kg për gomë)
6. Indeksi i shpejtësisë maksimale (H = 210 km/h)
7. Prodhuesi dhe emri i gomave
8. Numrat e regjistrimit sipas rregulloreve të vendit. Numri simbolizon datën e prodhimit 0809 – Java e 8-të, viti 2009
9. Tubeless – gomë pa një gomë shtesë të brendshme
10. Simboli sikur fjolla bore – gomat e dimrit
11. M+S (Mud & Snow) janë goma dimërore ose për të gjitha stinët
12. Shenja ECE për standardin evropian (plus numrin e shtetit)
13. Run Flat (gomë e krijuar për t’i rezistuar efekteve pasi të shpohen)
14. Treguesi i konsumit (në sipërfaqen e shkelës) /Telegrafi/