Blake Lively ka treguar se nuk do të marrë pjesë në Met Gala 2023.
Ylli i “Gossip Girl”, 35 vjeçe, e cila është bërë një element kryesor në ekstravagancën vjetore të modës, konfirmoi se nuk do të ishte e pranishme ndërsa fliste me gazetarët në rihapjen e Tiffany & Co Fifth Avenue në NewYork të enjten.
Pasi u pyet nëse fansat do ta shihnin atë në shkallët e Met Gala më 1 maj 2023, Lively tha: “Jo nuk jam”.
Megjithatë, aktorja premtoi se nuk do t’i mungonte plotësisht eventit, pasi theksoi se do ta ‘shikonte’.
Më pas Lively bëri shaka për veshjen që do të vishte në shtëpi të hënën e parë të majit, pasi një gazetar e komplimentoi për fustanin që kishte veshur në Met Gala 2022.
“Faleminderit. Unë do ta vesh atë në divanin tim”, tha ajo me shaka.
Për Met Gala të vitit të kaluar që festoi temën: “In America: An Anthology of Fashion” me kodin e veshjes “Gilded Glamour”, Lively mbërriti në tapetin e kuq me një fustan bakri pa rripa me një hark të madh të frymëzuar nga Statuja e Lirisë.
Ndërsa fansat, të pranishmit e tjerë dhe bashkëshorti i saj Ryan Reynolds e shikonin, fustani i Livelyt iu nënshtrua më pas një transformimi shumëngjyrësh.
Lively, e cila bashkë-kryesoi ngjarjen së bashku me Reynolds vitin e kaluar, nuk është e panjohur për tapetin e kuq të Met Gala, pasi ajo ka marrë pjesë në këtë ngjarje që nga viti 2008.
Zgjedhjet e saj të modës për natën janë gjithashtu disa nga më të priturat, pasi gjithmonë ka befasuar të hënën e parë të çdo maji.
Megjithatë, nuk është për t’u habitur që Lively nuk do të marrë pjesë në ngjarjen e këtij viti, pasi ajo dhe Reynolds së fundmi mirëpritën fëmijën e tyre të katërt.
Në rrjetet sociale, ky lajm është pritur me zhgënjim nga fansat, të cilët ende shpresonin ta shihnin aktoren duke pozuar në tapetin e kuq të këtij viti.
“Çfarë kuptimi ka Met Gala nëse nuk është Blake Lively?”, shkroi një person.
“Një Met Gala pa Blake Lively nuk është i njëjtë”, shtoi një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.
Met Gala e këtij viti, e cila do të mbahet më 1 maj, do të nderojë stilistin e ndjerë Karl Lagerfeld me temën “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”, ndërsa kodi zyrtar i veshjes për ngjarjen do të jetë: “In Honour of Karl”. /Telegrafi/